Putin vrasës? Trump e mbron: As vendi ynë nuk është aq i pafajshëm

05.02.2017 20:45:15

Në një intervistë për “Fox News”, presidenti Donald Trump foli për marrëdhëniet me Rusinë. Ai deklaroi se ai e respekton liderin rus.

“Është më mirë të kesh marrëdhënie pozitive me Rusinë dhe nëse Rusia na ndihmon në luftën kundër ISISI-it, një luftë madhore dhe në atë ndaj terrorizmit islamik kudo në botë, do të ishte diçka e mirë”, tha ai.

I pyetur nga gazetari në lidhje me mizoritë e kryera nga Putin në të kaluarën dhe se si mund ta respektonte presidenti Trump atë, duke njohur historinë, Trump e krahasoi Rusinë me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump tha se edhe në Shtetet e Bashkuara ka plot vrasës. “Si mendoni ju, se vendi ynë është aq i pafajshëm?”

Kreu i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, iu përgjigj këtyre komenteve në një intervistë për CNN-in, duke thënë se “nuk ka asnjë barasvlerë” mes Shteteve të Bashkuara dhe Putinit.