Pyjet në botë reduktohen për një të dhjetën që nga viti 1990

09.09.2016 23:58:02

Një e dhjeta e botës së egër është zhdukur në dy dekadat e fundit, thonë hulumtimet.

Hartat e reja tregojnë ‘humbje alarmante’ të peizazheve, veçanërisht në Amerikën e jugut dhe Afrikë, sipas shkencëtarëve të Shoqërisë së Mbrojtjes në Botë, shkruan BBC.

Ata treguan në Current Biology që zonat e egra po injorohen nga marrëveshjet internacionale të mbrojtjes, pavarësisht vlerës së tyre ekologjike dhe kulturore.

Rreth 20 përqind e zonës së tokës në botë, klasifikohet si botë e egër.