Qasja joadekuate për anëtarësim në Interpol (Video)

06.11.2016 22:51:58

Kosova vazhdon të mbetët ende jashtë organizatave më të mëdha ndërkombëtare të sigurisë – Interpol dhe Europol, edhe pas tetë vjetësh nga shpallja e pavarësisë.

Ndonëse vendi deri tash ka aplikuar dy herë për anëtarësim në këta mekanizma, një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga këto organizata.

Deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, që njëkohësisht është edhe anëtar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se Kosova nuk duhet vetëm që të aplikojë, por të ketë edhe një lobim të mirëfilltë.

Vërejte për qasjen e institucioneve të vendit për anëtarësim kishte Plator Avdiu nga Qendra e Sigurisë së Kosovës, i cili thotë se duhet të ndryshohet qasja e deritanishme.