Qendra Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK):liron qytetaret nga pagesa në hyrje-dalje

Qendra Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK):liron qytetaret nga pagesa në hyrje-dalje

08.08.2020 10:30:12

Nga QKUK kanë njoftuar se ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi ka vendosur që të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të tyre të lirohen nga pagesa e hyrjeve dhe daljeve.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka vendosur të bëjë lirimin e të gjitha laurave në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Do të lejohen të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Vendimi është marrë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 e që n ë këtë mënyrë të bëhet shmangja e kontaktit nëpër laura.

“Vendimin e ka marrë ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të parandalimit dhe shmangies së kontaktit nëpër laura. Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera”, përfundon njoftimi.