Qëndruan ilegalisht në territorin e Kosovës, arrestohet një mashkull dhe një femër në Bërnjak

23.08.2021 11:41:20

Janë arrestuar dy persona të dyshimtë në dalje të Kosovës, saktësisht në vendkalimin kufitar ‘Bërnjak’.

Arrestimi i një të dyshuari mashkull dhe një femre shtetas të huaj u bë për shkak se dyshohet se të njëjtit kishin qëndruar ilegalisht në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit nuk posedonin viza hyrëse në territorin e Kosovës apo ndonjë vizë tjetër të ndonjë vendi shengen dhe gjatë verifikimit në sistem nuk figurojnë se kishin hyrë përmes ndonjë pike kufitare.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të njëjtit kishin qenë në territorin e Kosovës me një veturë me targa të shtetit të tyre ( të huaja).