Lëvizja Vetëvendosje reagon për incidentin në koncertin e Goran Bregoviç: E vërteta e gazit lotsjellës

23.08.2021 11:33:12

Lëvizja Vetëvendosje mohon që të që të ketë shkaktuar incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në koncertin e Birrës në Korçë, aty ku këndoi këngëtari Goran Bregoviç.

“Sqarim për opinionin publik. Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021”, thuhet në reagimin e VV-së.

Më herët, kreu i degës së VV në Shqipëri Boiken Abazi, shkruante se gazi lotsjellës ishte përgjigjja e duhur për t’i dhënë kuptim festës.

“Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, shkruate Abazi.