Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë

23.08.2021 11:18:14

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh i ka cilësuar si të dyshimta dy raste të vdekjes në Prishtinë.

Në të dy rastet trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.

Prishtinë 22.08.2021-16:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij viktima mashkull kosovar ka pësuar sulm epileptik.

Njësitë relevante dhe  ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Prishtinë 22.08.2021-17:10. Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktimë mashkull kosovar, është gjetur dyshohet pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.