Qeni i plagosur mbi binarë nuk braktiset nga shoku (Video)

27.12.2016 21:55:52

Është një histori e përsosur Krishtlindjesh, me të gjithë elementët në sasinë e duhur: miqësi, besnikëri, kurajë, dhimbje, ngricë, rrezik dhe para së gjithash, fund i ëmbël. Vjen nga qyteti ukrainas Uzhgorodit, në kufi me Sllovakinë dhe Hungarinë dhe ka si protagonistë dy qen, njëri nga të cilët mbeti i mbërthyer mbi binarë pranë stacionit të Tseglovkas, nën borë, pasi u përplas nga një tren. Shoku i tij nuk e la asnjëherë vetëm: e mbrojti, e ngrohu, qëndroi aty për orë të tëra, deri sa vullnetarët që ishin njoftuar nga disa kalimtarë, arritën ta kapnin dhe ta dërgonin në një vend strehimi të sigurt për qen, duke ëndërruar për ta ndonjë adoptim të mundshëm. Gjithçka ka ndodhur në 25 dhjetor.

Qeni 1Të njëjtët vullnetarë kanë dokumentuar në “Facebook” me foto dhe video shpëtimin e mrekullueshëm dhe e kanë shpërndarë këtë histori të dy miqve me katër këmbë, duke mundur të asistojnë me sytë e tyre, duke treguar atë që kishte ndodhur. Qeni i plagosur ishte i shtrirë nën borë, mbi binarë, ndërsa miku i tij i vinte rrotull dhe në çdo kalim treni mbështillej rreth tij, ndërsa vagonët kalonin në mënyrë të rrezikshme shumë pranë trupave të tyre.

Qeni 2Imazhe që prekin dhe që kanë regjistruar me mijëra klikime në internet dhe që para së gjithash kanë treguar një lidhje të ngushtë mes kafshëve, të cilët tani ndodhen në një strehë të sigurt në pritje të adoptimit.