Qeveria dërgon në Kuvend marrëveshjen me ndryshime për demarkacionin

20.02.2018 22:46:43

Haradinaj: Seanca për demarkacionin të mbahet të enjten Qeveria sot mbajti dy mbledhje gjatë ditës. Në të parën ka tërhequr nga Kuvendit marrëveshjen për demarkacionin të arritur në vitin 2015. Ndërsa, në mbledhjen e dytë të njëjtës marrëveshje i ka bashkangjitur edhe aneks-marrëveshjen e re të arritur midis presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi , Filip Vujanoviq ku kërkohet korrigjim të shkeljeve eventuale gjatë shënimit të vijës kufitare. Qeveria kërkoi nga Kuvendi që seanca për demarkacionin të mbahet të enjten.