Qeveria e Britanisë së Madhe e ka refuzuar peticionin i cili bën thirrje që të tërhiqet ftesa që vendi ia ka bërë presidentin amerikan, Donald Trump, për vizitë shtetërore.
Kjo qeveri ka thënë se i pranon pikëpamjet e forta që qytetarët i kanë shprehur përmes peticionit, por se mezi pret që ta mirëpresë presidentin amerikan në Britani pasi që detajet të aranzhuar.
Më shumë se 1.8 milionë njerëz e nënshkruan peticionin, i cili theksoi se vizita shtetërore e Trumpit do të kishte e turpshme për Mbretëreshën.
Ndërkohë, një kundër-peticionin që bëri thirrje për lejimin e vizitës, i mblodhi më shumë se 309.000 nënshkrime.
Të dy peticionet do të debatohen më 20 shkurt në Parlament.
Qeveria britanike iu përgjigjet të gjitha peticioneve në ueb-sajtin e vet, nëse ato nënshkruhen prej më shumë se 10.000 njerëzve.