Qeveria e Kosovës do të ndajë fonde për çështjen e qenve endacakë

Qeveria e Kosovës do të ndajë fonde për çështjen e qenve endacakë

03.10.2017 14:11:27

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka ngritur dhe problemin me qentë endacakë, për te cilin ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje.

“Është rrit numri i tyre dhe është bërë dukuri e rrezikshme. Me ligj Ministria e Bujqësisë që këtë çështje e kishin kompetencë komunat. Ajo që na bjen ne si Qeveri është që ne me ra dakord nëse duhet masë shtesë nga niveli qendror me i kërku ministrit Rikallo le të na propozon si me vepru për këtë temë ose pse komunat s’e trajtojnë këtë ku qëndron problemi. Sepse nëse vazhdon kështu do të këtë pasoja tragjike për qytetarët”, tha ai.

E Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se Qeveria do t’i dalë në ndihmë luftimit të kësaj dukurie, me buxhet shtesë dhe të krijohet një fond për këtë qëllim.

“Do ta ndajmë një fond të caktuar për këtë, për me adresu këtë shqetësim. Nëse komunat vijnë më një plan të qartë se sa mjete i duhet me do ti dalim në mbështetje”, tha Hamza.

Shqetësimin për kërcënimin nga qentë endacakë e ka shprehur sot në Kuvend, deputeti i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi.