Shteti ende hesht :1.8 milionë kilogram vaj kancerogjen i palmës ka hyrë në Kosovë

31.01.2017 11:55:17

Në Kosovë gjatë vitit 2016 kanë hyrë hiq më pak se 1 milion e 859 mijë e 554.96 kilogram vaj të palmës.

Këto janë të dhëna të Doganave të Kosovës.

Mirëpo Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si autoritet që kontrollon dhe siguron ushqimin, ende nuk është deklaruar se për çka përdoret gjithë kjo sasi e vajit të palmës.

Alarmin për rrezikun e vajit të palmës e kanë ngritur Shoqata e Përpunimit të Qumështit, që kanë bërë edhe kallxim penal për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, për shkak të mos kontrollit të produkteve të qumështit.

Ndërsa kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në një intervistë për RTK ka pranuar se vaj i palmës përdoret nga prodhuesit, por duke u arsyetuar se nuk tejkalohet masa normale.

Gjinovci nuk i ka komentuar shifrat e hyrjes së vajit të palmës, por ka thënë se nuk janë të çmendur prodhuesit që të përdorin vaj në masë të tejkaluar që të dëmtojnë shëndetin e qytetarëve të vendit, pra sipas tij, përpunimi deri në prodhim bëhet në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar.

E sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore ( EFSA),  vaji i palmës shkatërron qelizat e pankreasit të cilat prodhojnë insulinë, e gjithashtu ka edhe elemente kancerogjene dhe gjenotoksike.

Kujtojmë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë funksionon në kuadër të zyrës së Kryeministrit dhe i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit Isa Mustafa.

Në Evropë konsiderohet si i rrezikshëm dhe kancerogjen. Po ashtu çokollata “Nutella” u largua nga marketet për shkak se përmbante vaj palme, që është kancerogjen. N ë Bashkimin Evropian e gjithë sasia e “Nutella-s”  është tërhequr nga tregu, si shkak i përmbajtjes së vajit t ë palmës.