Qeveria e Kosovës: SHBA ka ndarë 1.1 milion për luftën kundër koronavirusit, nga Bashkimi Evropian kemi siguruar 68 milionë euro

27.03.2020 23:33:24

Qeveria e Kosovsë nëpërmjet komunikate ka bërë të ditur se SHBA-të kanë ndarë 1.1 milionë euro për Kosovën në luftën kundër koronavirusit.

Në njoftimin e qeverisë për ndarjen e këtyre fondeve nga SHBA-të, përmendet edhe se Kosova ka siguruar 68 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

Kjo është komunikata e plotë:

Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo se ShBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19.

Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro dhe se përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për tu përballur me këtë pandemi.