Dodë Gjergji: Të rrisim dashurinë për Kishën, në mënyrë që të ecim drejt paqes

24.12.2016 20:04:24

Në pritjen solemne që u mbajt sonte në Ipeshkvinë e Kosovës, krye ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji tha se duhet të gjejmë dashurinë dhe guximin për të ecur drejt të ardhmes.

Në ceremoninë, ku ishin të pranishëm shumë mysafir si nga jeta politike dhe ajo civile, Imzot Dodë Gjergji theksoi se për të ecur drejtë së ardhmes duhet të rrisim dashurinë për Krishtin dhe për Kishën në mënyrë që të ecim drejt paqes.

“Sot na rrethojnë shumë gjëra, të cilat na trishtojnë, por siguria e brendshme e dashurisë dhe guximi për të ecur drejt të ardhmes dhe drejt paqes na mbajnë, andaj gëzuar për shumë vite viti i ri”, tha Dodë Gjergji.