Kryeparlamentari Veseli uron katolikë e protestanë për krishlindje

24.12.2016 20:03:02

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar festën e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët katolikë e protestantë.

Ai u ka uruar qytetarëve të Kosovës të kalojnë një festë të bukur në ngrohtësinë e shoqërisë dhe njerëzve më të dashur.

“Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë bashkëqytetarët katolikë dhe protestantë të Republikës së Kosovës. Uroj që ta kaloni këtë festë të shënuar sa më bukur, në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve më të dashur. Bekime dhe gjithë të mirat, për ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar ai.