Qeveria maqedonase sërish tenton të hyjë në borxh me 650 milionë euro

19.07.2016 11:35:09

 Pas anulimit të shitjes së euro – obligacionit prej 650 milionë euro, Qeveria maqedonase përsëri e ka ofruar të njëjtin në shitje, shkruan “Rojters”.

Para pesë ditëve, Maqedonia e anuloi dhënien e euro-obligacionit shtatëvjeçar pasi që anëtarët e LSDM-së, nëpërmjet letrave deri te grantet bankare e kanë kontestuar legalitetin e procedurës.

Në letër është shkruar se vendi nuk ka mekanizma të përshtatshme ligjore për dhënien e euro – obligacionit dhe nëse jepet, është e mundshme që të shkelen disa ligje dhe rregulla të caktuara në Maqedoni.

Opozita e përshëndeti anulimin, por edhe paralajmëroi për rrezikun nga “krimi financiar”, gjegjësisht që përsëri të hidhet në shitje