Shikoni se çka bënte zhurmë në shtëpinë e saj çdo natë

19.07.2016 11:41:09

Një grua në moshë të re, 25 vjeçe, për ditë me radhë përjetoi gjendje ankthi pasi dëgjonte në muret e shtëpisë disa zhurma dhe tinguj të mistershëm e të çuditshëm.

Leah Quibell jeton në Hull, East Yorkshire të Britanisë së Madhe, këtë shtëpi që shikoni në fotot e mëposhtme që publikon noa,al, bashkë me vajzën e saj të vogël, Ella.

Ajo nuk po e kuptonte nga vinin zhurmat.

Pasi përjashtoi mundësinë e minjve, sërish ishte në mister.

Befas, teksa pastronte shtëpinë, poshtë tapetit të sallonit zbuloi lëkurën e një gjarpri.

E tmerruar, 25-vjeçarja u tremb edhe më shumë sepse rrezik ishte që gjarpri apo gjarpërinjtë të gjendeshin në shtëpinë e saj dhe rendi drejt krevatit të të bijës.Nëna e re pësoi gjendje shoku dhe për pak, atak në zemër.

Pasi u qetësua, nëna e re është edhe më e shqetësuar. Ajo e shikon si mister faktin që zhurmat vinin nga muret dhe lëkura e gjarprit u gjet në tapetin e sallonit.

Specialistë që mbërritën në banesën e Leah, dhanë një shpjegim për atë që ajo zbuloi: Shpesh gjarpërinjtë e zhveshin lëkurën e tyre dhe për t’ia dalë fërkohen nëpër mure derisa ta nxjerrin në të gjithë gjatësinë e trupit të tyre. Më pas  lëkurën e lëshojnë aty ku lëvizin.

Në rastin e Leah kështu ka ndodhur. Gjarpëri qëndronte në atë shtëpi, për ditë të tëra ka nxjerrë lëkurën duke u fërkuar nëpër mure dhe më tej kur ka lëvizur gati për t’i dalë e tëra, kjo ka ndodhur pikërisht pranë tapetit të sallonit, afër tavolinës së hekurosjes.

Sakaq, hetime po bëhen nga autoritetet të cilat nuk konfirmuan nëse gjarpëri është gjendur dhe neutralizuar.