Qeveria miraton dy nisma të prpopzuara nga Ministria e Integrimit

Qeveria miraton dy nisma të prpopzuara nga Ministria e Integrimit

01.12.2017 13:06:35

Marrëveshja bilaterale në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut si dhe Marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në programin ”Evropa për qytetarët”, janë aprovuar sot në mbledhjen e Kabinetit qeveritar, me propozim të Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Marrëveshjet, siç thuhet në komunikatë, bazohen në aspiratat dhe zotimet e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet që do të kontribuojë në integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës juglindore.

Gjithashtu, theksoi ministrja Hoxha, përmes këtyre Marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga MSA-ja, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, respektivisht nenin e 17-të të MSA-së.

“Marrëveshjet rregullojnë edhe kontributin financiar të Kosovës në programin “Evropa për Qytetarët” dhe “Kontrollin financiar, rikuperimin dhe masat tjera kundër mashtrimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizimi i obligimeve të ndërsjella që parashihen në Marrëveshjet e ndërsjella.