Qeveria ndan një milion euro për të vaksinimin e gjedheve dhe për kompensim të fermerëve

25.08.2016 11:28:35

Qeveria e Kosovës ka ndërhyrë pas shfaqjes së sëmundjes gungore të gjedhet, e shfaqur gjatë këytre ditëve. Këtë e ka konfirmuar ministri i Financave nëpërmjet një postimi në facebook, nëpërmjet ët cilit ka bërë me dije se këto mjete janë ndarë “për vaksinimin e gjedheve kundër sëmundjes së lëkurës dhe për kompensim të fermerëve që janë dëmtuar deri tani”.

Të plotë, postimin e minstrit të Financave Avdullah Hoti mund talexoni më poshtë:

“Sot Qeveria ndau 1 mil euro për vaksinimin e gjedheve kundër sëmundjes së lëkurës dhe për kompenzim të fermerëve që janë dëmtuar deri më tani. Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës do të zhvillojnë së shpejti procedurat ligjore për këtë.”