Nëntë të lënduar nga një aksident në Vushtrri

25.08.2016 11:42:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në Vushtrri janë lënduar nëntë persona, të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Raportohet për një aksident trafiku ne mes te dy veturave civile. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kane pësuar pesë persona një mashkull dhe katër femra K-Shqiptare dhe te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.