Qeveria ndihmon Bujar Bukoshit me 30 mijë euro

06.12.2017 09:35:42

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndarë 30 mijë euro për ish-kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin.

Gjendja shëndetësore e Bukoshit është e rëndë, dhe terapia i kushton, e kjo ka bërë që shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj ta fus në votim edhe këtë propozim të tij dhe që është votuar nga kabineti qeveritar.

Bukoshi ka qenë edhe Ministër i Shëndetësisë në qeverinë Thaçi dhe më pas edhe zëvendëskryeministër.