Tomor Çela: Raporti i komisionit të ri ka varfëri profesionale, s’ ka...

Tomor Çela: Raporti i komisionit të ri ka varfëri profesionale, s’ ka prova

06.12.2017 01:41:13

“Raporti tregon se ka një varfëri profesionale, nuk është i përcjellë me faktografi dhe nuk mund ta konsideroj se raporti ka pasur ndonjë të gjetur të re. Nuk mund të flasim për ndonjë fakt që kish me na tregu ndonjë peshë profesionale për të vendosur në tavolinën e analizave ose në tavolinat e gjykatave të arbitrazhit për kufijtë”, tha ai për TV Duakagjinin.

Gjeografi Çela thekson se e gjithë puna e komisionit u përcjell edhe nga mos transparenca.

“Procesi i punës së këtij komisioni ka pasur dy ngecje serioze të cilat e ulin ndjeshëm ose esencialisht vlerën e raportit. Ky Komision nuk ka pasur një transparencë të nevojshme për ta bindur opinionin e gjerë se janë duke e bërë një punë profesionale edhe të argumentuar. Faktet të cilat janë të shënuara në atë raport janë në një gjendje të cilat vërtetë nuk tregojnë shkallë transparence”, theksoi ai.