Qeveria turke është paralajmëruar për një kryengritje të dytë ushtarake?

20.07.2016 08:05:21

Udhëheqësit turq kanë frikë se mund të ketë një përpjekje e dytë për një kryengritje ushtarake në Turqi, pas dështimit të grushtit të shtetit të fundit.

Disa njësi të rëndësishme ushtarake kufizohen në bazat e tyre ndërsa Presidenti Rexhep Tayyip  Erdogan ka qenë i matur për t’u kthyer në Ankara nga Stambolli, me sa duket për shkak se kryeqyteti nuk konsiderohet plotësisht i sigurt, shkruan The Independent.

Frika e përpjekje të dytë  për grusht shtet rrjedh pasi administrata e Erdogan  ka gjetur të infiltruar  forcat pro-të grushtit të shtetit persona nga radhët e larta të forcave të armatosura.  85 gjeneralë dhe admiralë apo pothuajse një e katërta e totalit të 375 prej tyre,  janë burgosur të martën nga  gjykata,  shenjë kjo  se qeveria privatisht beson se komploti përfshinë edhe shumë oficerë të lartë dhe nuk bëhet fjalë për një grup të vogël siç ka  pretenduar publikisht. Burime të tjera sugjerojnë se shifra e vërtetë për gjeneralët e arrestuar është 125.