QKUK nuk ishte klinikë mjeksore për këtë pacient

30.08.2016 09:24:47

Mungesa e ashensorit në njërën nga klinikat e  Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë që një pacient i shtrirë në shtrat duke marrë oksigjen të qëndrojë më shumë se 15 minuta në korridorin e kësaj klinike pa përkujdesjen e askujt.

Ndonëse njëri ashensor punonte, por ishte vetëm për stafin mjekësor.

Pacienti i shtrirë, nën shoqërinë e një gruaje të moshuar qëndronte në korridor duke mos pasur ndihmën e asnjërit nga mjekët të cilët vetëm i kalonin duke e injoruar atë.

Në një video të postuar në rrjetin social Facebook, shihet se si pacienti lihet nën mëshirën e fatit, në vendin ku do të duhej ti ipej ndihma shëndetësore.