6 viktima brenda 24 orëve në Alpet e Zvicrës

30.08.2016 09:27:02

Vetëm të dielën dhe të hënën, në zonën Monte-Rosa, të Alpeve në kufirin në mes të Zvicrës dhe Italisë kanë ndodhur disa aksidente të rënda, të cilat së bashku kanë marrë gjashtë viktima.

Aksidenti më i ri është regjistruar në pikën Castor, në lartësinë prej 4200 metrash të Alpeve, nga ana zvicerane, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve Ansa. Viktima që ka pësuar nuk është identifikuar akoma.

Të dielën, tre alpinistë zviceranë janë zënë nga një ortek që i ka mbytur në vendin e ngjarjes ndërsa dy alpinistë gjermanë kanë rënë në një greminë 400 metra të thellë ku kanë gjetur vdekjen.

Masivi Monte Rosa gjendet në kufirin Zvicër-Itali ndërsa amja më e lartë e tij, Dofour, me 4634 metra lartësi ndodhet në pjesën zvicerane.