Quni: S’kemi pse i frikësohemi Speciales, lufta e UÇK-së ishte e pastër

08.01.2018 17:02:23
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se nisma e 22 dhjetori për zhbërjen e Gjykatës Speciale i kishte zënë në befasi.
Quni në një emsion në Tribuna Channel ndër të tjera ka thënë që krerët e lartë shtetëror janë ata që po qëndrojnë prapa Gjyaktës Speciale.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye përse duhet frikësuar Speciales, pasi që lufta e UÇK-së ishte e pastër.

Lidhur me këtë çëshjte kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, në një shkrim të publikuar sot ka thënë se Gjykata Speciale është e dëmshme por megjithatë do të ndodh, dhe ka kritikuar çasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimin politik karshi zhvillimeve rreth Dhomave të Specializuara.