Nga dy anije shpëtohen mbi 270 refugjatë

08.01.2018 17:06:37

Aksion i rojës detare të Libisë

Roja detare e Libisë ka shpëtuar 272 refugjatë, të cilët kishin mbetur të ngujuar në dy anije në Detin Mesdhe, gjatë përpjekjeve për të arritur në brigjet e Evropës.

Refugjatët, në mesin e tyre edhe 53 gra dhe 57 fëmijë, u dërguan në një bazë të flotës detare të Libisë në kryeqytetin Tripoli.

Pjesëtarët e ekipeve shpëtimtare në njërën prej anijeve gjetën kufomat e dy femrave. Libia është zhytur në kaos, që nga përmbysja nga pushteti e ish-udhëheqësit të vendit, Muamer Gadafi, në vitin 2011.

Libia është një prej pikave kyçe për trafikimin e refugjatëve me anije të pasigurta në drejtim të Evropës. Me mijëra refugjatë vdesin për çdo vit gjatë përpjekjeve për të shkuar nga Libia në Evropë.