Qytetarët protestojnë sërish të martën

14.08.2016 17:56:00

Grupi i qytetarëve dhe aktivistëve të cilët po protestojnë tash e tre herë kundër aferës së audio incizimeve “Pronto 2”, kanë paralajmëruar protestën e radhës.

Në njoftimin e këtij grupi qytetarësh thuhet se protesta e radhës do të jetë të martën më 16 gusht, në ora 17:00 tek sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kjo protestë do të jetë e katërta me radhë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe punësimeve të paligjshme në borde e agjenci të pavarura.