Koronavirusi shënon 30 viktima në Shqipëri, ndahet nga jeta 50-vjeçari nga Tirana

28.04.2020 09:24:43

Një tjetër lajm tragjik! Shënohet viktima e 30-të nga koronavirusi në Shqipëri.

Viktima është një 50 vjeçar nga Tirana, që ishte i shtruar tek Infektivi. Mësohet se ai ishte i intubuar prej disa ditësh dhe fatkeqësisht nuk ia ka dalë.