Ymeri: Ky demarkacion është krim dhe nuk duhet të ratifikohet

04.08.2016 22:07:39

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Kur është shpallë pavarësia, i ka presupozuar kufijtë e Kosovës, por tash ne po flasim për Demarkacion”, është shprehur ai në Klan Kosova.

“Në procesin e demaskimit të kufijve nuk do të duhej të prekeshin asnjëra palë”.

“Me kufirin me Malin e Zi dihet saktësisht se ku është kufiri. Ata që kanë bërë ndryshime të kufirit duhet të ndiqen penalisht.”

“Në momentin kur të ratifikohet marrëveshja në Kuvend, nuk mund të rihapet më, prandaj është e domosdoshme që kjo marrëveshje nuk duhet të kalojë”, deklaroi Ymeri.

“Kjo marrëveshje është kriminale, pasi është falë territor dhe prandaj është krim.”

“Çka ka bërë ky grupi ndërkombëtar  i cili e përfundoi punën para se Thaçi ta uzurpojë postin e presidentit, kanë vlerësuar që për dy javë gjithçka është në rregull.”

“Është mëkat i madh që i bëhet këtij vendi, kur posti më i lart,P Jahjaga atëherë duke mos u bazuar në ekspertët vendorë, kur vazhdimisht kanë folur për këtë çështje.”