Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka zbuluar një detaj mjaft interesant nga ditët e tensionuara brenda mazhorancës.
Në studion e AbcNews, Meta tha se në një nga këto ditë i kishte thënë kryeministrit Rama se nëse është problem kush do të ketë qeverinë ai mund t’i jepte disa vota dhe të mbetej kryeministër.
“I kam thënë Ramës, t’i jap 2-3 vota dhe mund të bësh 71 për të mbajtur qeverinë. Njëlloj siç i kam thënë edhe para një viti që nëse nuk i pëlqen koalicioni me LSI-në mund të bënte koalicion me PD-në nëse dëshironte dhe LSI mund të rrinte në opozitë”– tha Meta.
Meta i referohet krizës së koalicionit gjatë skandalit të aferës CEZ kur deklaroi në një dalje publike se “shumë shpejt mund të dëgjoni një koalicion Rama-Basha dhe një opozitë Meta-Meta”.