Selmanaj: Debati për demarkacionin nuk e largoi mjegullën, duhet të vazhdohet me fakte

04.08.2016 21:56:54

“Nuk rrëzohet Hashimi e Isa me tema të mëdhaja nacionale për të cilat kanë mbështetje ndërkombëtare”, ka thënë Driton Selmanaj në Rrokum Tv.

Ngritja e një problemi nacional, Selmanaj thotë se po kthehet në një kauzë politike.

Ai ka kritikuar qeverinë për mos transparencë për problemin e demarkacionit, por edhe opozitën që nuk ka lejuar debat për këtë çështje nacionale.

Analisti Selmanaj ka thënë se debati ka qenë hapi i parë dhe duhet të vazhdohet me debatë të tjera. Sipas tij, ende nuk është marrë jë përgjigje e fundit, e aq ma shumë, hapi i qeverisë për ta derguar demarkacionin në Kuvend e ka dërguar në ujë këtë veprim.

Sipas tij, demarkacioni e asociacioni janë bë tema të rënda për vendin dhe si të tilla e kanë ngulfatur jetën dhe të ardhmen e vendit, duke shtuar se si imperativ i krejt kësaj janë zgjedhjet nacionale në vitin 2017.