Qytetari e qëllon për vdekje agresorin që po rrihte policin (Video)

18.03.2017 09:14:55

Ashad Russell është cilësuar si një hero, pasi qëlloi për vdekje Edward Strother, i cili po dhunonte fizikisht efektivin e policisë Dean Barde në Estero të Floridas.

Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë Strother teksa rrihte efektivin e policisë, ky i fundit e kishte ndjekur për disa kilometra dhe më në fund e kishte ndaluar, por agresori kishte arritur ta rrëzonte dhe e kishte vënë poshtë e kishte filluar ta godiste papushim.

Kanë qenë të shumtë drejtuesit e automjeteve që kanë ndaluar për të parë këtë skenë dhe shumë prej tyre kanë nxjerrë aparatet për ta filmuar.

Por Ashad Russell vendosi që ta merrte vetë situatën në dorë, ndryshe nga shumica e të pranishmëve që morën telefonat, ai mori armën e tij. Efektivi i policisë mezi dëgjohet teksa i lutet që ta qëllojë.

Pasi kanë verifikuar ngjarjen edhe përmes pamjeve filmike, prokuroria e ka vlerësuar si të justifikuar pamjen duke përcaktuar se ai ka qëlluar për t’i shpëtuar jetën efektivit të policisë.