Qyteti kinez raporton rastin e parë me koronavirus pas gati dy muajsh

11.06.2020 15:31:16

Qyteti i Pekinit ka regjistruar një rast të ri me COVID-19, pas gati dy muajsh pa ndonjë të diagnostikuar me sëmundjen për 56 ditë.

Zyrtarët e qytetit raportuan sot në një konferencë për shtyp se i infektuari i ri është banor lokal i moshës 56-vjeçare, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Kryeqyteti ka aktivizuar një reagim urgjent pas infeksionit të ri, përfshirë mbylljen e kompleksit të banimit ku jetonte pacienti.

Vendimi erdhi tre ditë pasi autoritetet njoftuan se vetëm një pacient me koronavirus po trajtohej me koronavirus.

Kryeqyteti nuk raportoi asnjë rast të ri përgjatë periudhës 16 prill-10 qershor.