Rada Trajkoviç e shqetësuar: Vuçiq ua dha mafiozëve serbet e Kosovës

Rada Trajkoviç e shqetësuar: Vuçiq ua dha mafiozëve serbet e Kosovës

04.02.2018 12:34:15

Në ballinën e revistës me emër në Serbi, NIN, Rada Trajkoviç ka goditur kryeministrin serb Aleksandar Vuciq. Sipas Trajkoviq është ai i cili ua dha serbët e Kosovës mafiozëve.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovçiq ka përmend Millan Radojiçiq si i përfshirë në vrasjen e kryetarit të SPD’së Oliver Ivanoviq.

Ndërkohë është po ajo që po akuzon kreun e shtetit serb për marrëdhënie me mafiozët në Kosovë.

Në një intervistë për revistën serbe NIN, Trajkoviq thotë se është presidenti serb Aleksandar Vucic ai i cili ua ka dorëzuar mafiozëve serbët e Kosovës.

“Ne kemi qenë të frikësuar nga shqiptarët dhe kjo nuk është e diskutueshme. Por, në këtë moment të gjithë ne jemi të frikësuar nga serbët ….dhe kjo është e vërtetë. Pse do të vriteshin shqiptarët kur një turmë mafiozësh që vranë serbët për projektin shqiptar tashmë ishte instaluar? Nuk e di sa shtrenjtë do të më kushtoj kjo që po e them por më duhet ta them”, tha Trajkoviq për NIN.

Ndërkohë, Milan Radojicicin shumë herë është raportuar si udhëheqës i mafisë në veri të Mitrovicës, i cili rezulton edhe si i dyshuar në shumë raste të dhunës në veri.

Radojicic së fundmi është lidhur edhe me terrorizimin e familjeve të dy serbëve, vetëm pse kishin vendosur të futeshin si ushtarë në FSK. Atyre u kishte hedhur granata në oborret e shtëpive,  për të treguar pushtetin që kishin në atë pjesë

Radojicic njihet edhe si njeri i afërt i bosit të mafisë serbe, Zvonko Veselinovic.

Oliver Ivanoviq, u vra në mëngjesin e 16 janarit në Mitrovicë të Veriut.