Kongresmenin amerikan, Steven Palazzo: Çdo amerikan në Kosovë ndihet si në shtëpinë...

Kongresmenin amerikan, Steven Palazzo: Çdo amerikan në Kosovë ndihet si në shtëpinë e vet

04.02.2018 12:28:16

“Ne, i jemi mirënjohës për gjithë jetën SHBA-ve”, i ka thënë Pacolli, Kongresmenit amerikan Palazzo, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë

“Në këto 10 vjet jetë të pavarur, ne po përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri të civilizuar dhe po ecim para, megjithëse kemi bërë dhe gabime”, ka vazhduar kreu i diplomacisë kosovare.

Nga ana e tij, Kongresmeni, Palazzo, është falënderuar për mikpritjen e popullit të Kosovës, “vend në të cilin çdo amerikan ndihet si në shtëpinë e vet”.

“Gjatë bisedës së ngrohtë dhe miqësore, ministri Pacolli e njohu bashkëbiseduesin me përpjekjet e tij për të rritur njohjet e Kosovës anembanë globit, aktivitet në të cilin ka gjithmonë bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-ve”, theksohet në komunkatë.

Duke i treguar për përshtypjet nga vizita e në shtetin e Ajovas (Ioëa) në ShBA, ministri Pacolli kërkoi vendosjen e kontakteve të Kosovës me shtetin e Misisipit, zonën elektorale të Kongresmenit, shtet ky i njohur për traditën bujqësore.