Rakiq dhe Delawie inspektojnë punimet në Mitrovicën e Veriut

28.02.2017 16:35:36

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq dhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie kanë vizituar zonën e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar’ në veriun e Mitrovicës.

Ata kanë vëzhguar punimet që po bëhen atje në ndërtimin e sheshit, pas rrëzimit të murit.

Delawie e ka falënderuar Rakiqin për konstruktivitetin në zgjidhjen e problemeve në këtë pjesë, dhe shprehu përkrahjen e tij për kryetarin e komunës së Mitrovicës Veriore, për ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme lokale.