Rakiq: Vendimet e rëndësishme të Listës Serbe, në bashkëpunim me Beogradin dhe Vuçiqin

02.08.2017 14:35:26

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq dhe kryetari i Listës Serbe sot kanë diskutuar për situatën politike në Kosovë.

Gjuriq si cdo herë i ka rikujtuar Rakiqit se roli i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës është unik e ka mbështetjen e plotë të Serbisë vetëm se ajo duhet të forcojë pozitën e popullit serb në Kosovë, shkruan B92.

Rakiq u zotua për të satën herë se partia e tij ka një program dhe qëllime të caktuara që në mënyrë të qartë tregon se Lista Serbe bashkëpunon me Serbinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai tha, se Lista Serbe të gjitha vendimet e rëndësishme që do të sjell do të jenë në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë dhe Vuçiqin.

Rakiq ka shtuar se modalitetet e angazhimit të përfaqësuesve politikë serbë në institucione do të varet nga sjellja e aktorëve politikë shqiptarë ndaj të drejtave dhe interesave të popullit serb në Kosovë dhe ka shtuar se politikanët serbë të Kosovës më nuk do të përdoren vetëm për dekor.