Rama: Ballë për ballë me opozitën por pa vënë kushte

10.04.2017 13:19:12
Kryeministri i Shqipërisë njëkohësisht Kryetari i PS-së, Edi Rama ka ftuar opozitën për dialog por pa vënë kushte.

“Pa vënë kushte të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhje për çka opozita pretendon brenda korzinës kushtetuese të republikës dhe në funksion të aspiratës së popullit jo thjesht për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme por për të përcaktuar rrugën e tij si një vazhdim”, ka thënë Rama, shkruan Ora News.

“Zgjedhjet janë të popullit nuk janë të partive. Politikanët mund të regjistrohen ose jo por nuk mund t’i thonë popullit se ti nuk mund të mos shkosh në zgjedhje”, ka thënë Rama kur ka folur për mosregjistrimin e opozitës në KQZ.

Deklarata e Ramës u bë në përfundim të mbledhjes së grupit të PS-së.