Senatori amerikan takohet me Vuçiqin, temë kryesore Kosova

10.04.2017 13:29:08
John McCain, senator amerikan sot është takuar me presidentin e zgjedhur të  Serbisë, Aleksandr Vuçiq.

Vuçiqi ka deklaruar se temë kryesore diskutimi do të jetë raporti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net

Ai ka shtuar se nuk do të jetë e lehtë të diskutohet për çështjen e Kosovës, sidomos pas deklaratave të Daut Haradinajt për luftë, dhe thirrjeve të Thaçqit për shqitarët në Maqedoni për t’i marrë gjërat në duart e tyre.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për rastin e Sirisë, dhe raportet Serbi-Amerikë.