Miku i Elvis Rroshit, kandidati zyrtar i PS për bashkinë e Kavajës

10.04.2017 13:36:22

Klodian Shehi, nënkryetari aktual i Bashkisë së Kavajës, shpallet zyrtarisht si kandidati i PS-së për kryebashkiak në Kavajë në zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 maj. Ai njihet si një nga bashkëpunëtorët më të afër të ish-kryetarit Elvis Rroshi.

Klodian Shehi ishte kandidati i dytë që PS-ja zgjodhi në Kavajë, pasi kandidatja e parë, Silvana Daja,-  bashkëshortja e kryetarit të PS-së, Gentian Dajës – u largua nga kandidimi pasi i shoqi u akuzua nga opozita si i përfshirë në trafik droge.

Shehi do të garojë për vendin e lënë bosh nga ish-kryebashkiaku socialist Elvis Rroshi, që e rrëzoi nga posti ligji i dekriminalizimit.