Memedi kërkon nga deputetët e OBRM-PDUKM-së të mos nxitin stereotipe

10.04.2017 13:42:46

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi, ka deklaruar në Kuvend se, sipas tij, fenomenet që shfaqen në këtë organ, krijojnë stereotipe të jashtëzakonshme.

Ai u thotë deputetëve të OBRM-PDUKM-së, se kur u pëlqen diçka, atëherë e quajn të rregullt, e kur në Kuvend bëhet thirrje sipas nenit të rregullores për kryetar të Kuvendit, atëherë deputetët e kësja partie e konsiderojnë si veprim të dhunshëm.

Memedi u bëri thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së që, siç thotë, të mos thirren në stimulime që nxitin aktivizimin e stereotipeve te populli maqedonas.