AGK kërkon nga Policia të hetojë kërcënimet ndaj Arbana Xharrës

10.04.2017 13:47:06
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimeve të fundit në drejtim të kryeredaktores së Zërit, Arbana Xharra.

Në banesën e kësaj të fundit, janë vizatuar simbole në formë kryqi.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim lajmin se kolegia Arbana Xharra është duke u ndier e kërcënuar pasi persona të njohur sipas saj, ia kanë vizatuar një simbol në formë kryqi me ngjyrë të kuqe në hyrje të banesës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Lexo komunikatën e plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim lajmin se kolegia Arbana Xharra është duke u ndier e kërcënuar pasi persona të njohur sipas saj, ia kanë vizatuar një simbol në formë kryqi me ngjyrë të kuqe në hyrje të banesës.

AGK, kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës që sa më parë të hetojë këtë rast.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do ta përcjell me kujdes rastin në fjalë duke kërkuar hetime të shpejta dhe efikase nga organet e rendit.