Deputeti i PS: Lidhja e Berishës me Enver Hoxhën është gjenetike

10.04.2017 13:52:36

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, shkruan sot se Sali Berisha ka lidhje gjenetike me Enver Hoxhën.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Ndreu ka publikuar një foto të vjetër, ku sipas tij xhaxhai i Sali Berishës (në rreth të kuq) është në krah të diktatorit komunist, Enver Hoxha.

“Ky që shihni në foto me rreth në të majtë të fotos është Zeqir Halili, xhaxhai i Sali Berishës! Lidhja me Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës nuk është rastësore, por gjenetike që i ka rrënjët të paraardhësit e Saliut tonë. Ja një fakt tjetër i “antikomunistit” tonë famëmadh !”, – shkruan Ndreu në “Facebook”.