Shqiptarët e Maqedonisë në Gjermani me peticion kërkojnë që të ju njihen lejet e vozitjes

10.04.2017 14:01:05

Shqiptarët e Maqedonisë në Gjermani kanë hapur një peticion online nëpërmjet të cilit kërkojnë që të njihen lejet e vozitjes që janë lëshuar në Maqedoni që të njihen edhe në vendin ku punojnë edhe veprojnë, pra në Gjermani.

Peticioni i njejtë është hapur nga shqiptarët që jetojnë atje dhe deri tek adresa e Telegrafit është dërguar për njoftim të të gjithë shqiptarëve që jetojnë atje.

”Për njohje të patentshoferëve të lëshuar në Maqedoni edhe nga shteti gjerman” thuhet në arsyetimin e peticionit. Peticionin mund ta gjeni këtu.