OAK kërkon hetim dhe masë disiplinore ndaj Tomë Gashit, pasi shqelmoi paratë e një lypsari në Prishtinë

15.02.2020 21:30:52

Të premten mbrëma, avokati Tomë Gashi, është xhiruar nga një qytetar teksa godet me shqelm një lypës në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Odës së Avokatëve të Kosovës, e ka quajtur të papranueshme dhe johumane sjelljen e anëtarit të saj, avokatit Tomë Gashi.

OAK thotë se kërkimi i lëmoshës nuk është i ndaluar me ligj dhe se organet kompetente shtetërore janë ato që merren me lypësit dhe me këdo tjetër që cenon rendin dhe qetësinë publike dhe askush s’ka të drejtë t’i poshtërojë ata duke i shqelmuar gjë sendet e tyre.

Më tej OAK konsideron se sjellje të tilla nga avokati në fjalë, dëmtojnë nderin dhe imazhin e avokatisë dhe janë qartësisht në kundërshtim me Kodin e Etikës të Avokatëve.

Oda e Avokatëve, ka kërkuar hetim dhe procedure disiplinore ndaj Tomë Gashit.

“Pa dashur të paragjykoj, Organet e OAK-së lidhur me këtë rast, duhet të zhvillojnë hetime përkatëse dhe nëse ka arsye të bazuar, të filloj procedurën disiplinore ndaj avokatit në fjalë”, thotë OAK.

Ndaj Gashit pati edhe reagime të tjera duke e quajtur gjestin e tij të papranueshëm.