Vidhen një shumë parash në ”Tobacco” të Kapishtecit

02.06.2017 13:02:27

Mbrëmë vonë, një person i panjohur ka grabitur 25.000 denarë nga Tobako “Ekstra Kofi” në Kapishtec.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Fronti popullor”. Hajduti fillimisht e ka kërcënuar punonjësen me armë zjarri dhe më pas ka kryer grabitjen, njofton AIM.

Janë ndërmarrë masa për gjetjen e tij dhe për qartësimin e rastit.