Rama flet pas takimit me Palmer

08.04.2019 19:41:31
Pak më parë përfundoi takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe dhe zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Mathew Palmer.

Pas kësaj kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në Twitter.

Kreu i qeverisë shkruan se temë e diskutimit ka qenë integrimi evropian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi si dhe situata politike në vend.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Rama në Twitter./TCh