Rama jep lajmin e mirë: Nesër nis vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri

10.01.2021 21:32:58

Nesër nis vaksinimi kundër koronavirusit në Shqipëri. Lajmin e mirë e bën të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“LAJM I MIRË. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Edhe pse nuk ka ende detaje si do procedohet, besohet se vaksinimi do të nisë fillimisht me mjekët e spitaleve COVID, për të vijuar me të moshuarit, mësuesit dhe efektivët e policisë. Procesi i vaksinimit do të bëhet në ambientet e stadiumi “Air Albania” që është bërë gati prej disa ditësh.

Deri tani, Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës antiCovid nga kompania Pfizer.

Mësohet se 10750 dozat e para të kësaj vaksine, sipas kontratës, do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit.

30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.

Aktualisht vendi ynë është në diskutime edhe me kompani të tjera.