Rama në Berlin, pritet me ceremoni zyrtare

28.11.2016 14:12:44

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin me ftesë të kancelares Angela Merkel.

Shefi i qeverisë shqiptare, është pritur me një ceremoni zyrtare në Aeroportin Tegel të Berlinit.

Rreth orës 14.00, kryeministri Rama do të takohet me kancelaren Merkel dhe kreun e Bundestagut, Lamert, dhe më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Fokusi kryesor i bisedimeve, siç thuhet dhe në njoftimin e qeverisë gjermane, do të jenë e ardhmja europiane e Shqipërisë, çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.

Gjatë këtyre 3 viteve, kryeministri Rama ka patur takime intensive me kancelaren Merkel, iniciuesen e “Procesit të Berlinit” për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në BE.

Në vizitën e tij në Berlin, mësohet se kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e integrimit Klajda Gjosha dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.